Friday, April 10, 2026
Ballina Aktualitet “Basha është thjesht një deputet”, Jul Deda ironizon dhe me foton duke...

“Basha është thjesht një deputet”, Jul Deda ironizon dhe me foton duke “përgjuar” Berishën

0
71

Aktori Julian Deda u fotografua gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, teksa hidhte sytë nga ekrani i telefonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa ironizon vetë me këtë moment, Jul Deda thotë se nuk ishte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, pasi u thirr nga Basha, i cili është “thjesht një deputet”.

“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë. Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!

P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…”, shkruan Jul Deda.

Zjarr Tv Ad