Paralajmërimi i fortë i Blinken: SHBA po përgatitet për një veprim të ‘paprecedentë’ kundër Rusisë

0
67

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri një paralajmërim të fortë, pasi tha se SHBA po përgatitet të ndërmarrë hapa nga të cilat është përmbajtur në të kaluarën, që do të kihsin pasoja negative të mëdha për Rusinë.

“Ne po shikojmë dhe jemi të përgatitur të ndërmarrim hapat nga të cilët jemi përmbajtur në të kaluarën që do të kishin pasoja masive për Rusinë”, tha Blinken, teksa shtoi se një takim mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin “duket shumë i pamundur”.

Kryediplomati amerikan ishte në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë ku u takua me homologët e tij në Samitin e G7, ku u shpreh se të gjithë aleatët janë të vendosur që të mos e lejojnë Rusinë të shveprojë në mënyrë agresive me Ukrainën.

“I gjeta të gjithë aleatët tanë shumë të vendosur, si në shqetësimin e tyre të thellë për atë që Rusia mund të bëjë dhe mund të planifikojë, si dhe në vendosmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa të fortë dhe të koordinuar nëse Rusia vepron në mënyrë agresive,” tha Blinken.

Zjarr Tv Ad