Saturday, April 11, 2026
Ballina Aktualitet Incidenti në selinë blu, Kreshnik Spahiu nxjerr foton që po qarkullon me...

Incidenti në selinë blu, Kreshnik Spahiu nxjerr foton që po qarkullon me shpejtësi në rrjet dhe bën deklaratën e fortë: Paçit faqen e zezë

0
1055

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me incidentin në selinë blu, ku një mbështetëse e Lulzim Bashës u përplas dhe debatoi ashpër me Evi Kokalarin dhe Albana Vokshin.

Postimi i Spahiut:

“NGJARJE E RËNDË: O burra dhe djem demokrat, turp të keni që lëpiheni në zyrat e Bashës apo Berishës, dhe nxirrni gratë apo nënat tuaja të përleshen dhe rrihen me njëra-tjetrën. Tregoni respekt për femrat dhe familjet. Nëse ju ka mbet një vije burrëri vrituni me njëri-tjetrin ose jepni dorëheqje por mos përdorni fustanet e grave. Paçit faqen e zezë…….”, ka shkruar Spahiu.

Zjarr Tv Ad