Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” dhe “kosto masive” nëse ka ndonjë agresion ushtarak kundër Ukrainës. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Eurpian, Ursula von der Leyen në një intervistë për Euronews.
SHBA thotë se Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka paralajmëruar se mund të ekzistoja mundësia e pushtimit rus.
Ndërsa Moska ka mohuar se dëshiron që të ketë luftë dhe të pushtojë Ukrainën. Rusia thotë se zgjerimi i NATO-s pranë kufijve të saj përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe kërkon një premtim se Ukraina, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës ushtarake transatlantike.
“Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë për të punuar në diplomaci,” tha von der Leyen.
“Por ne e kemi shumë të qartë se në rast se ka ndonjë agresion të mëtejshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, kjo do të ketë pasoja të rënda dhe kosto masive për Rusinë”, shtoi von der Leyen.




