Wednesday, September 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave...

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit

0
8

Një dokumentar investigativ që po përgatitet në Austri pritet të sjellë të tjera të dhëna mbi akuza për korrupsion dhe përdorim të fondeve publike në Shqipëri, duke vënë në fokus zyrtarë të lartë të qeverisë.

Në qendër të projektit është regjisori dhe producenti austriak Frederik Füssel, i cili po punon mbi një dokumentar të bazuar në dëshminë e një personi nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Sipas dëshmisë së publikuar në një video të gazetares Lindita Çela, materiali hetimor përmban të dhëna që, sipas dëshmitarit, lidhen me pagesa të kryera ndaj personave që ai akuzon për përfshirje në skema korruptive.

Në pamjet e publikuara, Füssel shfaqet duke mbajtur një USB, për të cilën dëshmitari pretendon se përmban të dhëna mbi pagesat.

“Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata”, shprehet dëshmitari gjatë bisedës.

Sipas tij, këto të dhëna mund të çojnë te zyrtarë të lartë të mazhorancës në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike si dhe destinacionin e parave të dyshuara se janë dhënë përmes këtyre skemave.

Transkripti:

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.

Gazetari: Pra këtu ke emrat?

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…

Linku: https://www.facebook.com/watch/?v=1097232396329236

https://www.facebook.com/watch/?v=1097232396329236
Zjarr Tv Ad