Një incident ndodhi në Korçë ditën kur Basha vizitoi këtë qytet. Ndërkohë që Ilir Vrenozi u ndalua nga policia, me arsyetimin se do të qëllonte me vezë Bashën, djali i tij Enri Vrenozi, doli në podium dhe mbajti një fjalim, në favor të Bashës.
Atë e bir janë përballur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të treguar pikëpamjet e tyre mbi luftën në PD dhe mendimet që kanë për këtë parti.
Pjesë nga debati në studio:
Ylli Rakipi: Edhe Ilir Meta, kur reagoi tha Vrenozi është aq i varfër sa nuk ka as vezë.
Iir Vrenozi: Ai është i madh.
Ilir Vrenozi: Unë me dy vezë, haja darkë, i fusja dhe një kos dhe isha në rregull. Do shpërdoroja vezët për Lulzim Bashën unë?!!
Enri Vrenozi: Është puna juaj se çfarë shpenzoni për Bashën ose kundër Bashës.
Ilir Vrenozi: Ua shiko si flet, shiko si flet. Ore flet si zyrtar ay tani shikon ti?
Arjan Curri: Duhet ti thuash, o ba, është puna jote!
Unë të përgëzoj që je orator. Por ajo që unë nuk kuptova, është që ti në ato momente e kishe dijeninë që babi ishte në komisariat dhe kishe qetësinë të flisje aty. Dashuria jotë për partinë triumfoi, më shumë sesa dashuria jote për babin.




