Thursday, April 23, 2026
Ballina Aktualitet “SPAK s’është çmendur të më thërrasë mua”, Braho flet për për padinë...

“SPAK s’është çmendur të më thërrasë mua”, Braho flet për për padinë nga Grupi i Rithemelimit: Nuk njihet nga ana ligjore, as nga KQZ

0
73

Ish-deputeti socialist Spartak Braho, foli mbrëmjen e djeshme për padinë e dorëzuar në SPAK nga Grupi i Rithemelimit. Braho tha në një intervistë në “News24” se Grupi i Rithemelimit nuk është i njohur ligjërisht dhe se nuk ka subjekt ligjor.

Braho tha në studio se nëse nuk do të kishte ndërhyrë Policia në protestën e 8 Janarit në selinë e PD, do të kishte pasoja të rënda.

Pjesë nga intervista:

Braho: Kemi gjithë këto ngjarje, kemi në shqyrtim çështjen e presidentit, ka një ngjarje akoma më madhore që është konflikti në Ukrainë. Pra kemi edhe zgjedhjet e 6 marsit, kemi Vangjush Dakon..

Pyetje: Zgjedhje të tjera në horizont?

Braho: Po të më pyesnin do të rekomandoja të bëjnë zgjedhje parlamentare. Situata politik është e ngarkuar dhe një valvul për të shfryrë janë edhe zgjedhjet.

Pyetje: Rama është i qetë me qeverisjen e tij të tretë?

Braho: Jo i qetë, por është komod fare. Dhe fakti që nuk ka opozitë tregon se duhet të përzihet edhe një herë kjo situatë.

Pyetje: Emri juaj në SPAK?

Braho: Kush është grupi i Rithemelimit. Ligjërisht nuk është njohur fare ky grup, as nga KQZ.Është e palegalizuar. Nuk ka subjekt ligjor.

Pyetje: SPAK e ka regjistruar padinë?

Braho: Kush e ka firmosur? Nuk ka grup Rithemelimi…Kush është prekur nga shpifja nga grupi i Rithemelimit, muli…

Pyetje:Ju kanë thirrur në prokurori?

Braho: Jo. Nuk ka subjekt në kët rast është një strukturë që tentoi të krijonte një subjekt, por që nuk është njohur ligjërisht.

Pyetje: Nuk do të shkoni edhe nëse ju thërrasin?

Braho: Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë mua. Kush është fyer në këtë rast? Grupi i Rithemelimit? Padi bëhen për ditë, por fakti qëndron sa janë legale dhe sa detyrojnë SPAK ta vënë në lëvizje. Kush u vra, u vra njeri?

Pyetje: Ju prisnit vërtet që dikush të bëhej viktimë?

Braho: Patjetër. Këtë e kanë thënë të gjithë ata që ishin brenda. E tha edhe zoti Escobar, ishte një ngjarje e rëndë tha. Shyqyr që nuk pati viktima.

Zjarr Tv Ad