Zbulohet arsyeja pse Macron dhe Putin mbajtën 6 METRA distancë

0
56

Ajo që tërhoqi vëmendje gjatë takimit mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut rus Vladimir Putin, ishte distanca e madhe mes dy liderave gjatë takimit “kokë më kokë”.

Por kjo e ka një arsye. Sipas Reuters, presidenti Macron refuzoi të kryente testin për Covid-19 në Rusi, me frikën se mos i vidhnin ADN-në.

Si rezultat i refuzimit të testit, ata mbajtën distancë prej gati më shumë se gjashtë metra, aq sa pamjet shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale.

Dy burime të stafit mjekësor të Macron thanë për Reuters se ai u vendos mes dy zgjedhjeve; ose të pranonte kryerjen e testit PCR, ose të respektonte rigorozisht rregullin për distancimin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi se Macron e kishte refuzuar testin dhe tha se Rusia nuk kishte asnjë problem me këtë, por kjo do të thoshte se kërkohej një distancë 6 metra nga Putini për të mbrojtur shëndetin e presidentit rus.

Zjarr Tv Ad