Sipas kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për bashkinë Durrës, Ardian Muka, Durrësi është një qytet pa plan urbanistik. Muka ka treguar se egziston një plan për portin e Durrësit , osë më saktë ‘për vjedhjen’ e tij. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vendimin për Metën: U rrëzuan gjithë akuzat e Parlamentit
Prej ditësh po diskutohet ndryshimi i pronësisë së kompanisë Guackë e cila do të fitojë të drejtën, nga Edi Rama për të ndërtuar portin e jahteve në Durrës. Sipas disa të dhënva e per Syri Tv, duket se 4 investirorët kane vendosur të shesin shoqërinë tek një tjëtër pronar nga Dubai, kompani për tëcilën nuk dihet asgjë deri më tani sepse nuk egzistojnë të dhëna, çfarë e bën akoma më të dyshimtë .
Për të folur në lidhje me këto ndodhi të fundit me ‘portin e jahteve në Durrës’ , në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishin dy juristët Adriana Kalaja dhe Altin Goxhaj. “Në këtë Shqipëri që kur u rrëzua teatri nuk ka nevojë më por habi për çdo gjë, pritet çdo gjë. Jetojmë në vendin e çudirave dhe porti i Durrëësit është një nga çdutië më të mëdha, një qytet si ai, vijnë rilindësit dhe zhdukin dhe portin.
Problemi është se çështja duhet kapur me themel, për të gjetur se si e kanë ndërtuar gjithë këtë grabitje të madhe, në thelb janë dy ligje. Këta marrin tokën popullin dhe ja japin biznesmenit dhe pronarit i japin shum pak nga se meriton. Këtë e ka bërë SOROS.
Unë kam paraqitur edhe një dokument ku shpjegohet se si ligjin për ti dhënë tokën privatit duke ja marrë populli, e ka bërë ky institut. Në këtë moment duket se ata kanë hartuar çdo gjë, këta paguhen nga fondacioni SOROS. Një tjetër pyetje është kush është investitori? Investitoret janë Emiratet e Bashkuara por kush janë Emiratet e Bashkuara Arabe? Janë qendra e trafikur të armëve, prostitucionit, drogës etj. Këto vende nuk janë vende prodhuese të naftës, a mund të vijë një e mirë në Shqipëri nga një vend i tillë? Jo.”
Ndërsa avokatja e njohur Adriana Kalaja u shpreh: “Jam dakort me pikat e Goxhajt sepse gjeneza e gjithë problemev është igji i Koorporatave. Ne jemi mësuar të bëjm denoncime por populli do zgjidhjen. Së pari duhet krijuar legjitimiteti i kërkuesit dhe në rastin kokntret në momentin ku ndodhemi ne legjitimohemi me frimën e 28 deputetëve.” Kalaja theksoi se i kanë kërkuar deputetëve, t’i drejtohen GJK për prishjen e marrëveshjes së Portit. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:



