“Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj”, Presidenti Meta dënon sulmet e Rusisë

0
41

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë dënon sulmet ushtarake që Rusia ka nisur mbi territoret e Ukrainës. Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët.

“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, shkruan presidenti Meta.

Më herët ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka dënuar këto sulme dhe ak thënë se Shqipëria qëndron krah NATO-s dhe aleatëve Europianë.

Zjarr Tv Ad