“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time”, Jozefina Topalli ironizon deklaratën e Bashës

0
86

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Topalli, ka publikuar një pjesë të shkëputur nga deklarata e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit.

“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time. Por për këtë do të kemi kohë të flasim”, dëgjohet të thotë kryetari Partisë Demokratike në videon e publikuar nga Topalli.

Krah videos Topalli shkruan: “Nuk di domethenë”, duke shtuar dhe datën 7 mars 2022, e cila është humbja e radhës e kreut të PD-së.

Zjarr Tv Ad