Kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen që zhvilloi në selinë e PD-së me kryetarët e degëve, ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.
Ai theksoi se demokratët kanë në dorë që të bëjnë betejë dhe të tejkalojnë kultin e individit për një parti më të fortë.
“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”, tha ai.




