Qytetarët e Shkodrës ditën e sotme në shenjë proteste për rritjet e çmimeve kanë bllokuar hyrjen e qytetit.
Në pamjet e publikuara shihet se si dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara, pasi qytetarët kanë vendosur në urën e Bahcallekut në shenjë simbolike disa kartona si bllokada, mbi të cilat shkruhet “Protesto”, “Buka,vaji, nafta, po rriten”.


Kujtojmë se ditën e sotme në orën 17:00 qytetarët do ë mblidhen para kryeministrisë për të protestuar për rritjen “e çmendur” të çmimit të naftës, bukës dhe produkteve të tjera ushqimore.




