Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Duan të fitojnë në kurriz të popullit”, qytetarët në Tiranë ankohen për...

Duan të fitojnë në kurriz të popullit”, qytetarët në Tiranë ankohen për çmimet e larta: Janë mashtrime se s’ka mundësi, Edi Ramës turp t’i vijë

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Faxnews ka bërë një vëzhgim në tregjet e Tiranës në lidhje me rritjen e çmimeve në vend. Qytetarët shprehen se për ta janë të papërballueshm.

Kjo rritje rëndon më tepër xhepat e pensionistëve të cilët ankohen se me 150 mijë lekë nuk mund të përballojnë shumë shpenzime teksa thonë se qeveria do të fitojë në kurriz të popullit.

Çmimet sic i shini vetë, periudha është e tillë, që sa del nga dimri, janë të larta. Nuk e kam parë cmimin e vezës po aty aty, 200 lekë një kokërr vezë. Uji është bërë 1200, të rritet 20 %, janë mashtrime se s’ka mundësi tjetër. Kuptohet që pensioni nuk del, për këtë periudhë jo”- u shpreh një qytetar.

Me 30 mijë lekë, 1 mijë lekë në ditë, me marrë një bukë, aq, bjeri qemanes pastaj, le të ha një muaj Edi Rama me pensionin që marr uë, turp ti vijë e del pa pikë turpi, edhe nënën ia njoh. Uji jo nuk është rritur. Flas për keto të tjerat”– ka thënë një tjetër.

“Shih ca kam marrë, gjysmë kile mollë, 1 kile qepë. 170 ka shkuar veza, duan të fitojnë në kurriz të popullit, 150 mijë lekë marrim. Të paguajmë drita, ujë– u shpreh një pensioniste për Faxnews.

Zjarr Tv Ad