“ Do të mbjellim grurë në mujn mars?!”, Krifca: Edhe nëse do çmendesha unë, ekipi im nuk do më linte që të…

0
89

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar me të qeshura ndaj pyetjes së bërë lidhur me pretendimin se kjo e fundit kishte propozuar që fermerët të mbillnin grurë në mars. Krifca tha se kurrë nuk e kishte bërë një deklaratë të tillë dhe se edhe nëse ajo vetë do të “çmendej”, pjesëtarët e ekipit të saj nuk do e kishin lënë të thonte diçka të tillë.

Pyetje: Në rrjet qarkullon një deklaratë e juaja ku keni thënë se mund të mbjellim grurë në mars. Keni një deklaratë për këtë?

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca: Nëse e gjen në deklaratë timen në media të sfidoj ta sjellësh këtu. Nëse unë do çmendesha unë, nuk do më linte ekipi im ta thoja një gjë të tillë

Ministrja foli më tej edhe lidhur me situatën e produkteve bujqësore në vend ku tha se nevojat mund të mbuloheshin deri në 100% sa i përket produkteve të shportës.

Zjarr Tv Ad