Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Protesta nuk është shuar, ja kur pritet të mblidhen sërish qytetarët para...

Protesta nuk është shuar, ja kur pritet të mblidhen sërish qytetarët para Kryeministrisë

0
25
Zjarr Televizion Adccccc

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë, për të protestuar për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.

Protesta e ditës së sotme nuk pati pjesëmarrjen e asaj të një jave më parë, ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës, por gjithsesi pjesëmarrja ishte e konsiderueshme. Protesta u duk sikur u mbyll, pasi pjesa më e madhe e protestuesve u larguan, por një nga organizatorët e protestës, Adriatik Lapaj, ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish ditën e sotme.

Ai thotë se ritakimi i qytetarëve para Kryeministrisë do të bëhet në orën 19:00, ndërkohë që më herët ishte njoftuar se qytetarët do të qëndrojnë para Kryeministrisë deri nesër në mëngjes.

“Ne vazhdojmë jemi te sheshi. Në 19.00 qytetarët e Tiranës ritakohen në shesh…te Kryeministria. Sot marshuam…”, shkruan Lapaj.

Zjarr Tv Ad