“Koha e shqiptarëve, jo e zuzarëve!”/ I riu në karrocë me rrota: Ju në kafe t’ju vijë turp

0
64

Përfaqësues të personave me aftësi të kufizuar u bënë edhe sot pjesë e protestë mbarëkombëtare kundër rritjes së çmimeve.

Flamur Bala udhëtoi sërish sot nga Durrësi në Tiranë me karrocën e tij me rrota.

Para Kryeministrisë ai u tërhoqi vëmendjen qytetarëve që zgjedhin të qëndrojnë në kafe dhe nuk ngrejnë zëri  për të problemet e tyre.

“Ju përshëndes dhe ju që jeni në kafe dhe nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu, ju përshëdnes dhe ju që jeni bërë militantët dhe nuk çoheni për parimet tuaja. Pse nuk jeni këtu me ne? A nuk i shikoni çmimet ku kanë shkuar, çmimin e naftës ku është? Ky mashtrues që erdhi për 300 mijë vende pune dhe përzuri 500 mijë. Hajdeni të gjithë këtu, sot do jemi 24 orë. Unë kam ardhur nga Durrësi me karrocë pavarësisht se veç kufizimeve fizike kam dhe probleme të tjera shëndetësore. Por kjo nuk më pengon të jem këtu se e ndjej për vete dhe familjen, unë vi këtu për çdo të varfër se e di që nuk ka zë. Shoqëria është në depresion.Sot është koha jonë, koha e rinisë, koha e shqiptarëve jo e zuzarëve”.

Zjarr Tv Ad