“Askush nuk është mbi ligjin”/ Avokati thirrje SPAK për Alqi Bllakon

0
85

SPAK përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar sot Kuvendit arrestimin e Alqi Bllakos.

Nesër do mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërsa avokati Saimir Vishaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Kuvendit që të lejojë që SPAK dhe ti jap autorizimin për veprimet e mëtejshme për Bllakon.

Vishaj shton më tej se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe deputetë, ministra apo kryeministrin.

“Askush nuk është mbi ligjin!

Ky parim i së drejtës vlen për të gjithë, ministër, deputet, Kryeministër etj. Duke vlerësuar SPAK, i cili  ( dikur kishte objektiv veprat penale me vlerë 5000 lekë), sot ka në objektiv krimin e jakave të bardha!

I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, të procedojë me dhënien e autorizimit SPAK, për veprime të mëtejshme, duke mos-ha rruar ” prezumimin e pafajësisë””, shkruan Vishaj.

Zjarr Tv Ad