Deputeti i Partisë Demokratike,Tritan Shehu është ndër zërat e parë nga radhët e opozitës që ka reaguar kundër nismës së kryeministrit Edi Rama, i cili sot ndezi “dritën jeshile” për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Shehu e quan si “aventurë të rrezikshme”, që do t’i hapë rrugë kanabizimit masiv të vendit. Ai rendit edhe disa pika, ku shprehet se në Maqedoninë e Veriut, shtet që e ka legalizuar kanabisin mjekësor në 2016-ën, kanabisi ka degraduar si drogë dhe për trafiqe.
Sipas Shehut, edhe Italia prodhon një sasi shumë të vogël të kanabisit mjekësor nën mbikqyrjen e ushtrisë. Ai thotë se përfitimi ekonomik për Shqipërinë nga legalizimi i kanabisit mjekësor do të jetë zero.
Shrimi i deputetit Tritan Shehu:
Sipas Ramës “Populli vendosi që Shqipëria të quhet Republika e Kanabisit”
Legalizimi i “kanabisit mjekësor”, një aventurë drejt kanabizimit të plotë!
“Populli paska vendosur që Shqiperia të mbushet me drogë”, kur sipërfaqja e mbjellë me kanabis më 2021 ishte 50% më e madhe se në 2020.
Kur i gjithë ky proces kanabizimi ka shtuar varferinë, dëmtuar rëndë bujqësinë… Ka forcuar vetëm grupet kriminale, që tashti u dashkan “legalizuar”! Kërkohet kështu t’i hidhet një “kockë pa mish” shqiptarëve për tu hequr mendjen nga varfëria, e mashtruar kështu edhe për disa kohë me iluzione të rrezikeshme. Sepse e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që servir Rama si mrekullinë e mirëqenies:
1-Kanabisi mjëkesor aktualisht ka përdorim shumë të kufizuar në mjekësi, në nivel eksperimental, veçanërisht komponenti i tij „dronabinol” mbas përpunimit, për fazat terminale të tumorëve, të HIV dhe ne sklerozën multiple, sipas vetë FDA.
2-Shqipëria nuk ka të tilla kapacitete eksperimentale e përpunuese të kanabisit. Por dhe tregu botëror është shumë i kufizuar. Italia psh prodhon sasi të vogla nën kontrollin e ushtrisë e rrëzoi idenë e legalizimit.
3-Si pasojë përfitimi ekonomik me këtë “kanabis” mjekësor për ne është zero, gjë që e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si drogë e për trafiqe.
4-Të pranosh Ramën kur thotë se “Kanabisi mjekësor” do të ndalojë përdorimin si drogë të tij dhe veprimtaritë kriminale, është fanta shkencë. Në Shqipëri ku shteti është i kriminalizuar, kjo do te thote “t’i varesh ujkut melcite ne qafe”.
Shikoni vetem “tymin”, qe del prej shkollave nga perdorimi i kanabisit aty prej moshes 13-14 vjec… Neser e gjithe Shqiperia do te mbulohet me kete tym.
5-Pra keshtu i hapet rruga „licensimit“ te disa grupeve kriminale, gje qe con ne: –„Legalizimin“ e kriminalitet dhe te grupeve prodhuese e trafikuese.
–Cfrytezimin tashme ne “legalitet” si bujkrober te fshatareve, qe nuk do te perfitojne asgje, perkundrazi do tu renohet dhe aktiviteti normal bujqesor e blegtoral.
–Ne promocionin social te droges Kanabis, kur dhe aktualisht ky eshte nje problem shume i madh kriminal, shendetesor e social.
–Ne shkaterrimin e imazhit te vendit, te maredhenieve me partneret e demtimin e procesit tone te integrimit europian.
Kjo eshte e verteta e ketij teatraliteti te pa pergjegjeshem, por me pasoja te renda, qe po ndodh dhe po na con drejt shpalljes se:
“Republikes se Kanabisit” ne emer te popullit nga Rama…si dikur!




