Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ndodhet në Ministrinë e Brendshme ku po zhvillon një takim me ministrin Bled Çuçi.
Mësohet se takimi po zhvillohet në zyrën e ministrit Çuçi.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite të papritur që Kim ka zhvilluar në Ministrinë e Brendshme.
Më herët u raportua se Yuri Kim do të takohet ditën e premte më kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Pjesë e diskutimeve kryesore do të jetë zgjedhja e emrit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.




