Thursday, September 24, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Skandali me SHISH/“I çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para...

Skandali me SHISH/“I çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

0
14

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim”. Kështu ka deklaruar gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, Embro Sulejmani në lidhje me skandalin e SHISH. Gjatë seancës Sulejmani  ka thënë se e njeh Agasin, pasi janë të dy nga Durrësi.

Ndërsa oficeri i policisë shkencore  Kalluçi ka pohuar se nuk mban mend që të ketë dërguar akte sekrete Agasit, ashtu siç e akuzon SPAK.

Gjykata e Posaçme la në burg përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmanin. Ata akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, për dosjen ndaj Ergys Agasit.

Zjarr Tv Ad