Analisti Frrok Çupi tha se në Presidencë duhet të jetë një grua. Sipas tij, na duhet një presidente femër por jo si Vjosa Osmani. Sipas tij opoita nuk mund të propozojë asnjë emër pasi nuk ka asnjë të lartësisë së duhur pas vetes.
“Opozita nuk mund të propozojë asnjë emër të madh, pasi nuk ka pas vetes njerëz të tillë. Shqipërisë i duhet një grua në Presidencë, por jo një grua e fortë, të jetë elegante dhe e zgjuar. Të mos përfshihet në llumin e politikës.
Një grua me pikëpamje evropiane dhe jo si Vjosa Osmani e Kosovës që është konfliktuale, nxit debate dhe përfshihet në politikën e Tiranës”, tha Çupi.




