Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë sot një tjetër koment në lidhje me zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ka hedhur kritika të forta në lidhje me këtë proces, ndërsa ndalet te një emër, Dorian Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës.
“Para faktit mbyllet goja! Së pari dua të falenderoj shumë miqtë që shprehin dëshiren e tyre që unë të isha pjesë e KK të PD, veçanërisht ata delegatë që më kanë votuar. Unë publikisht kam pranuar humbjen si diçka normale në një garë. Këtë e argumentoj me qëndrimin tim kritik ndaj G-29.
E kam pranuar humbjen edhe pse akoma nuk e di numrin e votave të marra, Albana, “Damjana Gjiknuri e PD” e mban akoma sekret. Nuk kuptoj një pjesë të mbeshtetësve të Berishës që sillen pa asnjë dallim si Lulëzimsat e djeshëm. Këta dallohen lehtë për formimin e tyre jodemokratik, këta janë aq të “qorruar” sa nuk shohin dot faktet.
Në listën e shpallur të kandidatëve për KK nuk ishte emri i Dorian Telitit, shefit të kabinetit të Bashës, nga doli ai në listën fituese ?! Kjo është skandaloze dhe mund ta bëjnë vetëm figurat e zeza të manipulimeve të shumta në PD si Albana Vokshi apo Flamur Noka.
Një Berishist: po si do e bashkojë partine duke marre ca nga krahu Bashës.
Një Berishist i dytë: e përcaktoj vota e demokratëve, mbyllni gojën.
Një Berishist i tretë: të kishe fituar sdo flisje.
Një Berishist i katërt: legjenda do fitojë.
Dmth të gjithë i karakterizon mungesa llogjikës elementare, nuk merren me faktin dhe me dëmin që bën ky fakt në opinionin publik por me arsyetime pa asnjë lloj lidhje me thelbin. Shoku Berishist para faktit mbyllet goja, ose shkohet te doktori ( te ai psikik, jo te Berisha).
Shoku Berishist ti me siguri ke qënë edhe Lulëzimsi i djeshëm pasi keni të njejtat simptoma. Lulëzimsit i interesonte Luli, Berishistit i interson Berisha, Demokratëve ju intereson PD dhe Shqipëria. Une flas për demokratët, ju që jeni për te doktori ju lutem largohuni vetë nga miqësia ime e FB. Ju faleminderit për mirekuptimin !”-shkruan Ibsen Elezi.




