Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Parlament, për të bërë bërë një kërkesë të pazakontë.
Berisha ka kërkuar që Kuvendi të mundësojë një vendqëndrim për gardistët dhe rojet e institucionit, pasi siç u shpreh ai “po qëndrojnë në shi”.
“Ndërkohë që flitet këtu, debatohet, janë një grup punonjësish të Gardës që qëndrojnë në shi dhe nuk u bëhet një strehë.
Ju që drejtoni parlamentin, nuk keni vetëm mikrofonin, por shikoni tërësinë e shërbimeve, gazetarët kanë një strehë aty. Shumë mirë, por edhe rojeve u bëhet një strehë”, u shpreh Berisha gjatë seancës plenare.




