Vettingu dështoi dhe provoi paralajmërimet e Venecias për kapjen e drejtësisë nga Rama që i jep sot urdhëra SPAK-ut!

0
41

Nga Petrit Vasili/

Vetingu deshtoi dhe provoi paralajmerimet e Venecias per kapjen e drejtesise nga Rama, qe i jep sot urdhera SPAK-ut! Ndërsa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se:

“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Dhe faktikisht e fatalisht pike per pike keshtu ka ndodhur:

1 I gjithe sistemi i drejtesise po vuan tensione teper te medha brenda vetes, gje qe provohet edhe me raportin e ODIHR per zgjedhjet 30 qershorit 2019 thoshte:“kercenimi me Vetingun influencoi ne vendimet e paligjshme te Kolegjit Zgjedhor”

2 Mosbesimi i publikut ndaj gjyqesorit eshte edhe me i madh se perpara Reformes se vitit 2016 dhe sondazhet e opinionit tregojne nje shumice derrmuese me mbi 65 % kunder.

3 Prioriteti i gjyqtareve dhe prokuroreve eshte e nesermja e tyre, pasi nje veting i kapur, nepotik rilindas dhe me dy standarte si ky, sjell vetem pasiguri dhe shperqendrim te plote nga puna normale

4 Sistemi eshte ne kolaps te plote dhe dhjetra mijra dosje qendrojne prej vitesh te paprekura me dore dhe objektivisht do vazhdojne te mbeten keshtu edhe per shume kohe.Harta gjyqesore e re rrenoi edhe aksesin ne drejtesi duke shtuar hallet e njerezve dhe mosmarrjen e drejtesise prej tyre.

5 Gjykatatat dhe prokurorite jane ne kolaps per burime njerezore dhe punojne ne mjaft raste me më pak se gjysmen e numrit te domosdoshem te gjyqtareve dhe prokuroreve.

6 S’ka asnje strategji dhe veprim konkret per plotesimin e mungesave nd sistemin e drejtesise dhe kjo behet qellimisht ne funksion te pandeshkueshmerise se rilindjes.

7 Numri i dosjeve per nje gjyqtar apo prokuror eshte ne shifra te frikshme keshtu qe asnje shprese nuk ka per vendime te thelluara profesionale por e kunderta cilesi e dobet dhe kohe shume e gjate dhe jashte cdo afati ligjor per dhenien e vendimeve.

8 Sistemi i drejtesise eshte kapur totalisht nga rilindja dhe kete e provon ne menyte absolute pandeshkueshmeria e cila eshte ne nivelet me te larta se kurre ndonje here.

9 Dosje plot me dokumente dhe fakte te pakundershtueshme tronditese sorollaten, vonohen dhe mbulohen sepse ky eshte urdheri i rilindjes per drejtesine, qe ajo te mos veproje ndaj saj.Inceneratoret, teatri, arbitrazhet,koncesionet, tenderat sekrete, porti i Durresit, Energjia jane vetem disa nga dosjet ku vlera e tyre eshte me miliarda euro.

10 Rama e trajton sot Drejtesine ne teresi dhe SPAK-un ne veçanti si nje Drejtori shtese ne Keshillin e Ministrave ndaj edhe me arrogance i jep urdhera publike, i percakton axhenden dhe objektin e punes asaj

Kjo eshte tabloja reale e drejtesise post Veting, tablo qe verteton parashikimet fatale te Komisionit te Venecias. Duartrokitjet duhet t’jua zene vendin shuplakat per zhberjen totale te drejtesise. Kjo kapje e drejtesise e ka zhytur vendin ne kaos, ka destruktuar shtetin ligjor, ka derrmuar sigurine juridike dhe ka futur ne veshtiresi ekstreme ekonomine e vendit. Kushdo, qe kontribuoi per kapjen nga rilindja dhe zhberjen e drejtesise, si dhe kushdo qe vazhdon avokatine fallco te saj eshte fajtor perpara popullit, qe do t’u beje te gjithe ketyre bashke Vetingun e vertete.

Zjarr Tv Ad