Pesë orë nga përfundimi i zgjedhjeve në PD, ja sa është pjesëmarrja në votime

0
90

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike thotë se 31,950 demokratë kanë votuar deri në orën 15:00 për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit”, ndërsa i bën thirrje anëtarëve të bëhen pjesë e procesit të votimit.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha garon sot përballë ish-kryetarit të PD-së në Kukës, Ibsen Elezi për kreun e PD-së. Procesi deri tani nuk është shoqëruar me incidente.

Më herët Komisioni i Organizimit vendosi të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20:00.

Zjarr Tv Ad