Jo vetëm me Kosovën, Shqipëria do mbajë mbledhje qeverie edhe me Malin e Zi

0
46

Shqipëria do të mbajë mbledhje të përbashkët qeverie edhe me Malin e Zi. Ky vendim vjen pak kohë pas zgjedhjes së shqiptarit Dritan Abazoviç në krye të qeverisë vendit të vogël ballkanik.

Kjo është një traditë që qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka bërë disa herë me qeverinë e Kosovës. Tashmë, kabineti shqiptar do të takohet dhe me homologët në Malin e Zi, për të diskutuar për tema që lidhen me bashkëpunimin e dy vendeve.

Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Jashtëm i qeverisë së Abazoviç, Ranko Krivokapić, i cili është takuar me ambasadorin shqiptar në Malin e Zi, Ridi Kurtezi.

“Sot, ministri Krivokapic u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Maline  Zi, Ridi Kurtezi. Në fokus ishte vazhdimi i organizimit të takimit të përbashkët të dy qeverive, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.

Zjarr Tv Ad