“Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani”. Meta: Liria ndërtohet mbi guximin

0
55

Presidenti, Ilir Meta ka përkujtuar rrëzimin e murit të ambasadës gjermane në 2 korrik të 1990. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Meta shprehur mirënjohje ndaj Ylli Bodinakut dhe gjithë shqiptarëve që thyen izolimin e diktaturës.

Më tej Meta shkruan se ishte koha e ndërtimit të Europës në Shqipëri dhe se kjo bëhej vetëm nëpërmjet guximit.

Postimi i Plotë:

LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!

Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

Zjarr Tv Ad