Në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë analisti Ben Andoni, për të folur për protestën e 7 korrikut, të thirrur nga kreu i PD Sali Berisha. Andoni tha se Berisha ka të drejtë sa i takon kësaj proteste por nuk do të shkoj shumë larg.
Ndërkohë Andoni po ashtu shtoi se Berisha duhej të krijonte një lloj fundi përçarje të PD, se sa të merrej me këtë pjesë angazhimi që po krijon dallime të dukshme te PD.
Ben Andoni: Gjithçka fashitet, jemi në një stinë anormale, vera në Shqipëri e papërballueshme, por duke parë edhe historikun e protestave, te gjitha përfundojnë me një lloj marrje merite të politikes së sa ndryshojnë gjerat. Kjo më shqetëson për lidershipin aktual të PS.
Ka ndryshuar dicka nga forma. Është një lloj forme që e ka përdorur edhe Rama duke diversifikuar idenë e vetë. Ideja e hedhur nga Berisha, më përpara ishin lënë në vjeshtë, jemi tani në një stinë të papërshtatshme.
Edhe Rama kur do të bëjë diçka të tillë i drejtohet shoqërisë civile, grupeve të interesit. Berisha ka të drejtë për protestën por angazhimi i tij më i madh të krijonte një lloj fundi përçarje të PD, se sa të merrej me këtë pjesë angazhimi që po krijon dallime të dukshme te PD.
Protesta është e drejtë, e nisur nga premisa jo të mira. Nuk do të shkoj shumë larg.
A është e politizuar shoqëria civile?
Është deri diku se shumë eksponentë kanalizohen në partitë politke në momentet e zgjedhjeve. Do na mjaftojnë disa muaj se si do të kanalizohen në zgjedhje.




