Vazhdon paraqitja pozitive e sportistëve tanë në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022”. Juirdo Cani kalon në çerekfinalen e Taekëondo-së. Cani arriti të mundi në ndeshjen e parë qipriotin Pilavakis në peshën 68 kg.
Cani e dominoi ndeshjen duke e kaluar kundërshtarin me pikë 26-24.
Në çerekfinale, Juirdo do të ndeshet me kroatin Breçiç dhe nëse fiton ka shansin të hyjë në zonën e medaljeve.
Deri tani sportistët tanë kanë arritur të sigurojnë katër medalje dy ari, një argjend, dhe nje bronx.




