Pak orë para protestës së thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është vendosur banderola gjigante me sloganin e këtij tubimi “Shqipëria në rrezik”. Ajo është vënë në anë të kryeministrisë në mes të bulevardit. Kalimi për automjetet është i bllokuar përgjatë bulevardit si pjesë e masave të ndërmarra nga policia për shmangien e incidenteve të mundshme.
Protesta e thirrur për shkak të rritjes së çmimeve në vendin tonë pritet të nisë në orën 17:00. Përveç deputetëve mbështetës të Berishës në protestë pritet të marrin pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.




