E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës? Vendoset...

Çfarë po ndodh te kryeministria pak orë para protestës së opozitës? Vendoset banderola gjigante me sloganin…

0
125

Pak orë para protestës së thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është vendosur banderola gjigante me sloganin e këtij tubimi “Shqipëria në rrezik”. Ajo është vënë në anë të kryeministrisë në mes të bulevardit. Kalimi për automjetet është i bllokuar përgjatë bulevardit si pjesë e masave të ndërmarra nga policia për shmangien e incidenteve të mundshme.

Protesta e thirrur për shkak të rritjes së çmimeve në vendin tonë pritet të nisë në orën 17:00. Përveç deputetëve mbështetës të Berishës në protestë pritet të marrin pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zjarr Tv Ad