Saturday, August 1, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “S’jam këtu as për veten as për Berishën”, Agron Shehaj në foltoren...

“S’jam këtu as për veten as për Berishën”, Agron Shehaj në foltoren e protestës: Kjo është alternativa jonë e vetme

0
127
Zjarr Televizion Adccccc

Agron Shehaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme.

“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë  e madhe na ka mbledhur, në Shqipëri nuk ka më të ardhme! Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund tu kthejë shpresën vetëm një alternative.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon milion ane media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindur se në vend s’ka njerëz të ndershëm.

Ne nuk pajtohemi dot me plaçkitjen dhe blerjen e mediave, jo të dashur miq kështu bëjnë ata që s’kanë atdhe, ne jemi shumica!

Ky nerv është gjallë, e dëshmon prania juaj sonte dhe shumë të tjerëve që do na bashkohen, duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta e vetmja e jona”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad