Friday, March 27, 2026
Ballina Aktualitet “Dua të bëhem peshkaqen, për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë...

“Dua të bëhem peshkaqen, për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën”

0
2851

Deklarata e Mira Kazhanit dhe Dritan Hilës kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.

Vetëm pak orë pas vr asjes tr agjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë.

Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: ‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’

Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi therëse regjisori i njohur Kastriot Çipi.

‘’Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës.’

Zjarr Tv Ad