Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama i kërkon shqiptarëve të bëjnë sakrifica, ndërkohë që vetë shpërdoron taksat.
Në një postim në Twitter, Tabaku nuk i ka kursyer ironitë ku thotë se Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje
Postimi i plotë:
ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!




