Mes dy të këqijave, ish-deputeti i PS zgjedh Ramën: Talent, s’krahasohet me Veliajn!

0
85

Rezultatet e një sondazhi të publikuar sot nga Euronews Albania treguan një rënie të konsiderueshme në pëlqyeshmërinë që shqiptarët kanë për kryeministrin Edi Rama, krahasuar me qershorin e vitit 2021 ku ai kuotohej me 52.4%.

Në sondazhin e ri, për pëlqyeshmërinë ndaj liderave politikë, Rama arrin pikën e tij më të ulët me vetëm 40.6%, ndërsa një qasje edhe më negative nga radhët e mazhorancës bie në sy dhe është pikërisht ajo për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Lali Eri” është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe vetëm 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht, një shifër relativisht e ulët duke parë propagandën dhe shfaqjen e përditshme me “show” në televizione, ku ai përpiqet të shitet si imazhi i një “punëtori”.

Por duket se të njëjtin mendim me shqiptarët ndan edhe ish-deputeti i PS për Tiranën, Ervin Bushati.

Teksa komentonte sondazhin e “Barometrit” në EuroNews sa i përket pëlqyeshmërisë së liderave politikë, Bushati tha Erion Veliaj s’krahasohet dot me Edi Ramën, nëse marrim në konsideratë nivelin e pëlqyeshmërisë si kryebashkiak të Tiranës. Duke zgjedhur mes dy të këqijave më të mëdha, Bushati ka mbajtur krahun e kryeministrit dhe kryetarit të PS duke thënë se ky i fundit është talent në Shqipëri.

Edi Rama është politikan i zoti, nuk mund të krahasohen me Veliajn. Është politikani më i suksesshëm me zgjedhje në Shqipëri. Edi Rama është talent, në Shqipëri. Kur ka qenë kryetar bashkie ka qenë 75% pëlyeshmëri, shifër e pakapshme”, deklaroi Bushati.

Zjarr Tv Ad