Dorëhiqet ministrja e Brendshme në Britaninë e Madhe: Kam bërë një gabim

0
339

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimit të BBC, shkak i dorëheqjes së saj është bërë shkelja e kodit ministror nga Sekretarja e Brendshme.

Politikania i dërgoi një letër kryeministres Liz Truss, duke i kërkuar dorëheqjen me keqardhjen më të madhe, pasi shkeli rregullat, duke i dërguar një dokument zyrtar një kolegu, që nuk ishte i autorizuar për këtë.

“Më herët sot, i dërgova një dokument zyrtar nga emaili im personal një kolegu të besuar parlamentar si pjesë e angazhimit të politikave dhe me synimin për të mbledhur mbështetje për politikën e qeverisë për migracionin.

Kjo përbën një shkelje teknike të rregullave. Siç e dini, dokumenti ishte një draft deklaratë e shkruar e Ministrisë për migracionin, që do të publikohej së shpejti. Një pjesë e madhe e tij tashmë ishte informuar për deputetët. Megjithatë, është e drejtë që unë të shkoj.

Sapo kuptova gabimin tim, e raportova me shpejtësi në kanalet zyrtare dhe e informova Sekretarin e Kabinetit. Si Sekretar i Brendshëm e mbaj veten në standardet më të larta dhe dorëheqja ime është gjëja e duhur.Biznesi i qeverisë mbështetet tek njerëzit që pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre.

Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime, të vazhdosh sikur të gjithë nuk mund të kuptojnë se i kemi bërë dhe të shpresosh se gjërat do të shkojnë në mënyrë magjike, nuk është një politikë serioze. Unë kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë, jap dorëheqjen”, thuhet në letrën drejtuar kryeministres Truss.

Zjarr Tv Ad