Nga “Varrezat e Dëshmorëve” Meta konfirmon pjesëmarrjen e PL në protestë: Më 6 dhjetor për të brohoritur se do e bëjmë Shqipërinë si Europa

0
30

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme ka kryer homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për shqiptarët dhe është një ditë krenarie për të gjitha sakrificat e pakufishme të asaj gjeneratë që sakrifikuan jetën për liri.

Më tej kreu i PL tha se muaji dhjetor është muaji i demokracisë dhe europës, teksa theksoi se Partia e Lirisë më 6 dhejtor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme të gjithë shqiptarët është një krenari për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e Atdheut. Është ditë mirënjohje për të gjithë ata të cilët kundërshtuan pushtimin që në 7 prill në 1939 dhe deri në ditën e çlirimit.

Sot është një ditë reflektimi për tu angazhaur të gjithë më shumë e sidomos për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ky qytetarët e saj, jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë por edhe janë plot besim dhe opozitimizën për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve në këtë vend.

Ju e dii që nëntori për ne shqiptarët dita e pavarësisë e lirisë dhe ju e dini që dhjetori për të gjithë shqiptarët e ndershëm edhe liridashës është muaji i demokracisë dhe eruropës që kështu pa diskutim që në 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur edhe njëherë tjetër se do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha Meta, teksa vijoi duke theksuar se kjo protestë do të jetë paqësore.

Zjarr Tv Ad