Sunday, April 26, 2026
Ballina LAJME “Kemi fjetur në stol në një park ”, aktori shqiptar në Greqi...

“Kemi fjetur në stol në një park ”, aktori shqiptar në Greqi tregon vuajtjen: Kur s’kam xhirime ndihmoj babain në ndërtim

0
147

Aktori i njohur me origjinë shqiptare në Greqi, Ioannis Apergis ka folur për vështirësitë që hasi me familjen e tij kur shkruan në shtetin fqinj.

Ai tregoi se kur shkuan në Greqi ishte 5 vjeç dhe se së bashku me familjen kishin fjetur në stolat e një parku, pasi nuk kishin shtëpi.

Edhe pse tashmë një aktor i njohur dhe ka pasur suksese të padiskutueshëm, ai shprehet se vazhdon të ndihmojë babain, i cili punon në ndërtim kur nuk ka xhirime.

“Unë kam fjetur në stol me familjen kur kam ardhur në fillim, në një park. Atë kohë isha 5 vjeç. Kur shoh tani fëmijët me familjet e tyre nga Siria që flenë në stola dua kaq shumë që t’i ndihmoj të gjithë, por është e pamundur.

Unë nuk kam shumë frik për të ardhmen, se unë di të bëj edhe punë tjetër. Përshembull të hënë të martë kam xhirime, të mërkurë shkoj me babain dhe e ndihmoj në ndërtim ose shkoj me kunatin për të lyer shtëpi” tha Apergis ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad