Sunday, April 26, 2026
Ballina LAJME Reshje të dendura dhe në formë shtrëngatash, mësoni si do të jetë...

Reshje të dendura dhe në formë shtrëngatash, mësoni si do të jetë moti sot

0
73

Moti i keq vijon edhe ditën e sotme por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore.

Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrinë shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.

Megjithatë duhet marë në konsideratë se këto janë projeksionet e fundit të hartave meteorologjike. Duke qenë se situata është dinamike mund të ketë ndryshime të mëtejshme cka do të meret në analizë në projeksionet e tjera në orët në vijim.

Zjarr Tv Ad