Thursday, April 9, 2026
Ballina LAJME 25 ditë nën ujë, mbi 2600 ha tokë në fshatin Obot dhe...

25 ditë nën ujë, mbi 2600 ha tokë në fshatin Obot dhe Dajç të përmbytura

0
25

Reshjet e shiut por dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës.

Zyrtarisht, raportohet për mbi 2600 hektarë tokë të përmbytur, ndërsa në 125 oborre banesash apo stallash ka prani të ujit .

Më problematike situata mbetet në Obot, njësia administrativë Ana e Malit ku niveli ujit në rrugë arrin deri në 1.5 metër duke e bërë të vështirë kalimin për mjetët e larta të ushtrisë .

Nikolin Quka tregon se uji i shkatërroi çdo gjë. Dëmi është mbi 30 milionë lëkë dhe askush deri më tani nuk është teresuar për gjendjen e tyre. Tashmë i pashpresë , e vetmja rrugë për Nikolinin është largimi nga Shqipëria.

Edhe për banorët e tjerë të Obotit situata është tejet e vështirë dhe dëmet janë të mëdha.

Administratori i Anës së Malit Arben Ceni thotë se situata po vijon të përkeqësohet si pasojë e shkarkimeve duke fajësuar kështu drejtuesit e hidrocentraleve për përmbytjen.

E bllokuar vijon të ngelet rruga tek Urrelat në Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është zgjeruar dhe në këtë njësi administrative.

Zjarr Tv Ad