Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për barrikadat që po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e veriut të Kosovës.
Kurti ka thënë se KFOR-i ka kërkuar pak kohë dhe se Qeveria e Kosovës e ka dhën këtë kohë, teksa theksoi se veriu vijon të jetë i mbyllur për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët.
“KFOR-i ka kërkuar pak kohë, ne i kemi dhënë pak kohë. Por sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes. KFOR-I gjithmonë është zotuar për ambient të qetë e të sigurt për liri të lëvizjes. Liria e Lëvizjes ka qenë vlera kryesore që KFOR-I e ka afirmuar gjithë këto vjet të pasluftës. Andaj ne I kemi dhënë kohë KFOR-it”, tha Kurti.
Nder të tjera Kurti ka paralajmëruar edhe një takim me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve dhe ka thënë se pret që nga ai takim të sqarohet pyetja se çfarë do të ndodh me barrikadat. Kurti ka thënë se një situatë e tillë s’mund të tolerohet.




