Lajmi Fundit/Skenat e luftës civile, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë ndërtesat qeveritare, rrethohet Pallati Presidencial

0
196

Mijëra mbështetës të ish-presidentit brazilian, të djathtë Jair Bolsonaro, “pushtuan” selinë e Kongresit, Presidencës dhe Gjykatës së Lartë në Brasilia këtë të dielë.

Protestuesit e grushtit të shtetit arritën në zemër të pushtetit në kryeqytetin brazilian nga Shtabi i Ushtrisë, ku kanë qenë kampuar që kur Bolsonaro humbi zgjedhjet dy muaj më parë.

Bolsonaristët kapërcyen barrierat e policisë për të sulmuar selinë e legjislaturës dhe gjyqësorit. Ata gjithashtu u përpoqën të sulmonin presidencën.

Protestuesit, kryesisht të veshur me këmisha të verdha dhe jeshile dhe flamuj brazilian, refuzojnë të pranojnë fitoren e Lulës në zgjedhjet e tetorit të kaluar . Sulmi në Brasilia përbën një sfidë serioze për presidentin e ri, të majtën Lula da Silva.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është dashur rrethimi i pallatit presidencial pasi protestuesit janë duke e sulmuar.

Mijëra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë kanë qëndruar përpara selisë së ushtrisë në Brasilia dhe në qytete të tjera për dy muaj qëpas zgjedhjeve, të cilët janë të bindur se lideri i tyre Bolsonaro u grabit.

Rezultati i zgjedhjeve ishte më i afërti në historinë braziliane, Lula fitoi me 50.9% të votave krahasuar me 49.1% për Bolsonaro (dy milionë diferencë, 1.8 pikë).

Zjarr Tv Ad