Saturday, July 25, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “2023 do ta bëjmë tërmet”, plas gallata në rrjet me “parashikimin” e...

“2023 do ta bëjmë tërmet”, plas gallata në rrjet me “parashikimin” e Ramës: Premtim i mbajtur…

0
30
Zjarr Televizion Adccccc

“Mbi bazat e 2022, kemi arsye, besoj që 2023 do ta bëjmë tërmet”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditët e para të vitit të ri, teksa përplasi dorën mbi tavolinën ku ishte mbledhur me ministrat.

Por ndonëse Rama e kishte fjalën për zgjedhjet vendore të majit, deklarata e tij është rikthyer me humor në rrjetet sociale, pas lëkundjeve të forta të tërmetit mbrëmjen e kësaj të diele, që shkaktuan jo pak panik te qytetarët.

“Ka thënë KM, termet do ta bëjme 2023..!”, shkruan politikani Nard Ndoka.

Ndërsa deputeti i PD, Edi Paloka është pak më i ashpër pasi mendon se tersi i shqiptarëve është vetë Rama: “Sa te jete ky monstra , vetëm ters e të zeza do ketë për shqiptarët…”, shkruan ai.

Aktivisti Genc Sekjo thotë: “Edhe një premtim i mbajtur…”

Zjarr Tv Ad