




Kiara kërkon nga Luizi t’i japë kohë përpara se të vendosë për marrëdhënien e tyre. Por pikërisht kjo gjë po i largon ata nga njëri-tjetrit dhe sot kanë nisur zënkat.





Gjatë mbrëmjes Luizi i tha Kiarës se do të largohet prej saj dhe nuk do kthehet më dhe keshtu do mbaronte gjithcka midis tyre dhe se ky vendim nuk kishte kthim me pas.





“Unë këtë kam frikë, se e njoh veten. Po hoqa dorë, burrë nëne me mu ul në gjunjë nuk kthehem më. Po u largova unë heq dorë.





Po i dhashë kohë, unë nuk kthehem më, jo me qenë Kiara po me qenë Zonja bekume, e njoh veten, kështu jam”, tha Luizi.





Nga ana tjetër as Kiara nuk ndryshoi vendim duke thënë se as ajo nuk e ndryshon dot veten.
“Edhe unë kështu jam”, i tha Kiara. “Kiara po largohem zemër, edhe ti shpëton. Dakort? E lëmë me kaq!”, ia ktheu Luizi.








