Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç me anë të një postimi ne llogarinë e tij në Facebook ka dhënë një informacion tepër të rëndësishëm përsa i përket cmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.
Ai shkruan se po e shesim enrgjinë 6 herë më poshtë sesa çmimi në bursë!
I pyetur nga komentuesit se përse ndodh kjo, ekpsperti i energjitekës përgjigjet se është një justifikim për të treguar se “nuk na e blen kush energjinë”
Postimi i plotë
Ndërkohë që e gjithë vëmendja është te Spaku dhe te FBI, po ndodhë “hataja” nga KESHI❗
Çmimi i energjisë në bursë është midis 169.63 €/MwH deri në 190.88 €/MwH. A e dini me sa e ka shitur energjinë Kesh për datat 27-29 janar?
Jua them unë:Shitja është realizuar me katër lote si mëposhtë:
Loti 1
Janë shitur 7200 MwH me çmim 97.33 €
Loti 2
Janë shitur 3300 MwH me çmim 45.15 €
Loti 3
Janë shitur 2700 MwH me çmim 32 €
Loti 4
Janë shitur 900 MwH me çmim 25.50 €
Po shesim 6 herë më poshtë sesa çmimi në bursë!
Kur na duhet e marrim dhe me 400 € /Mwh por ama kur e shesim e shesim me 25 € /Mwh




