Në përkujtim te 20 shkurtit 91, ish kryeministri Sali Berisha sjell në vëmendje momente që sipas tij kanë sjellë dhe ndryshimin e rrjedhës së historisë. Momente delikate për të kanë qenë ndërhyrja e Neritan Cekës por dhe e një të riu i cili nuk lejoji rivendosjen e bustit të Enver Hoxhës ndërsa tregoi dhe skenarin e Ramiz Alisë për të zhvarrosur trupin e Enver Hoxhes. Sali Berisha: “Që atë pasdite shpalosi skenarë të kobshëm. U përpoq të manipulojë turmat dhe të çojë për të zhvarrosur trupin e Enver Hoxhës. PD bëri gjithçka dhe e bllokoi këtë pa vështirësi pasi u kuptua se ishte kurth. Të nesërmen , manipuluan njerëzit dhe i vërsulën drejt bllokut pasi kishte larguar Nexhimej dhe e kishte dërguar në Dajt. Këta të tjerët përfshi dhe Edi Ramën në bunkerin që e ndërtoi për Enver Hoxhën në Zall Herr. Tani tha hajdeni sulmoni bllokun. Në fakt vetë ishte në zyrë, dhe ai mund të ikte dhe me tunelet se kishte tunelet”.



