Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
36-vjeçari pritet të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa ngjarja që tronditi opinionin publik u zbulua në fshatin Sheqishte te Patosit.
Vajza, tashmë në moshë adoleshente, ka denoncuar të atin pas largimit nga banesa.
Para uniformave blu , babai i 7 fëmijëve ka pohuar se ka abuzuar me vajzën e tij vetëm një herë , ndërkohë që ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik.
Sipas burimeve zyrtare dhe vetë nënës se vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur ndër vite, ndërsa vajza e mitur ishte mbajtur nën heshtje për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.
Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.




