Kryeministri Rama nuk kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

0
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ‘zbarkoi’ ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku zhvilloi një mbledhje në ambientet e bashkisë.

Burime nga brenda bëjnë me dije se edhe në këtë bashki është kërkuar shkarkimi nga detyra i drejtorëve që varen nga ky institucion.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rama mbajti një mbledhje edhe në bashkinë Vlorë, ku edhe aty kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, për shkak se nuk ishte i kënaqur me punën që kishin bërë për qytetin.

Zjarr Tv Ad