Rama: Do të vijë dita kur do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

0
33

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se shumë shpejt mund të vijë dita kur edhe vetë qeveria ose ministrat të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.

“Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh IA, ministrin mund ta kesh IA, s’ka as kushërinj për të futur në punë. Nuk mund të them që ky është synimi ynë, por është e pafundme kjo botë”, u shpreh Rama

Pasi dështoi me satelitët imagjinarë “Albania 1” dhe “Albania 2”, tashmë Rama shikon “ëndrra me sy hapur” teksa deklaron se teknologjia e së ardhmes do të mundësojë sisteme që e monitorojnë territorin në detaje.

“Mund të kemi sisteme që të tregojnë për territorin, sa karrige të vë jashtë ose ku mund të parkoj”, theksoi kryeministri.

Zjarr Tv Ad